VIDEO/ E quante ‘djalë të shkëlqyer, Trump distancohet nga këshilltari i tij Papadopoulos

VIDEO/ E quante ‘djalë të shkëlqyer, Trump distancohet nga këshilltari i tij Papadopoulos

10:50, 01/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump u distancua sot nga ish këshilltari i tij për politikën e jashtme George Papadopoulos, një ditë pasi u zbulua se ai ishte kishte pranuar që kishte gënjyer agjentët federalë dhe se ka bashkëpunuar me Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller në hetimet për zbardhjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Një vit më parë, Trump e cilësonte zotin Papadopulos, këshilltarin e tij 30-vjeçar si një “djalë të shkëlqyer”.

Por në një koment të ri të Twitter  nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump shkruante se “shumë pak njerëz e njihnin vullnetarin e ri me nivel të ulët, me emrin Xhorxh, i cili tashmë është provuar të jetë gënjeshtar”. 

Zoti Trump shkruante gjithashtu “se lajmet e rreme janë duke punuar jashtë orarit të punës”. Ai i referohej për këtë përhapjes së gjerë në media të pranimit të fajit nga zoti Papadopoulos në fillim të tetorit dhe padisë së ngritur ndaj dy ish zyrtarëve të fushatës së tij Paul Manafort dhe Rick Gates.

George Papadopoulos pranoi se bisedimet ndodhën ndërkohë që ai punonte për Trump, jo më parë, sic tregojnë dokumentet gjyqësore që ka paraqitur . 

Amerikano-greku deklaroi se i ishte thënë që rusët posedonin "materiale të pista" për Hillary Clinton, por nuk përcaktoi nëse arriti t’i merrte.Ai ka potencialin për të dëmtuar presidentin amerikan sepse lidhet drejtpërdrejt me fushatën e tij, thonë analistët.

Papadopoulos, një avokat ndërkombëtar në fushën e energjisë në Çikago, ishte mjaft i afërt me Trump. Ai është parë edhe në një fotografi të ekipit të tij të sigurisë kombëtare.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ish-këshilltari i politikës së jashtme Trump pranoi më 5 tetor 2017 se kishte penguar hetimin e FBI-së për bashkëpunim me Rusinë.

Kur u intervistua nga FBI-ja këtë janar, Papadopuulos mashtroi se kishte takuar dy agjentët rusë para se të bashkohej me stafin  e Donald Trump në mars të 2016-ës. Në fakt, ai u takua me ta pas pjesëmarrjes në fushatën presidenciale.

Njëra prej tyre ishte një agjente ruse, e cila sipas Papadopulos kishte lidhje me zyrtarët e qeverisë ruse. Përgatiti “SYRI.net” 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco