Nga Qiproja tek Jugosllavia, shpalljet e pavarësisë në Evropë

Nga Qiproja tek Jugosllavia, shpalljet e pavarësisë në Evropë

10:36, 01/11/2017
A+ Aa A-

Që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, shumë territore evropiane kanë shpallur pavarësinë e tyre në mënyrë të njëanshme, kryesisht pas shpërbërjes së BRSS-së dhe të Jugosllavisë, por rasti i Katalonjës është i pari në Bashkimin Evropian.

Lufta e Ftohtë, rasti qipriot

Në vitin 1974, nacionalistë qipriotë grekë përgatitën në fshehtësi një grusht shteti që synon të bashkojë ishullin, ish-koloni britanike e pavarur që prej vitit 1960, me Greqinë. Ky grusht shteti do të dështojë brenda pak ditëve, por gjatë kësaj kohe trupat turke zbarkuan në veri, duke përdorur si justifikim mbrojtjen e minoritetit qipriot turk.

Në nëntor 1983, shefi i komunitetit qipriot turk shpalli pavarësin e “Republikës turke të Qipros së Veriut” në 38 për qind të territorit ku ishin vendosur trupat turke. Vetëm Ankaraja e njeh këtë shtet. Shumë përpjekie kanë dështuar.

Në vitin 2014 vetëm pjesa jugore e Qipros i bashkohet Bashkimit Evropian.

Rënia e BRSS-së

Rënia e bllokut sovietik do të sjellë valën më të madhe të lëvizjeve indipendentiste në Evropë që prej vitit 1945.

Në mars të vitit 1990, Lituania është republika e parë e BRSS-së që shpall pavarësinë. Trupat sovietike ndërhynë në janar 1991 (13 të vdekur) por më pas u tërhoqën.

Paralelisht, në qershor 1990, Rusia shpall sovranitetin e saj me nxitje të Boris Jelcin. Më pas nëntë republika sovietike shpallin pavarësinë nga gushti në shtator 1991.

Në dhjetor të këtij viti, krerët ukrainas, rusë dhe bjellorusë nënshkruajnë një traktat që i jep fund BRSS-së. Nga shpërbërja e saj krijohen 15 shtete. Tensionet separatiste në këtë rajon vazhdojnë edhe sot.

Transnistria, rajon i Moldavisë i populluar kryesisht nga rusofonë, ka shpallur pavarësinë në vitin 1991 dhe e mbrojti me armë në vitin 1992. Ajo nuk njihet nga asnjë shtet.

Nagorno-Karabakh, rajon i Azebaxhanit i populluar nga një maxhorancë armene, u shkëput në vitin 1991. Një luftë e përgjakshme përballi në këtë territor deri në vitin 1994 Armeninë dhe Azerbaxhanin, që u përballën sërish ushtarakisht në vitin 2016. Nagorno-Karabakh vazhdon të konsiderohet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit të Azerbaxhanit.

Abkazia dhe Osetia e Jugut, dy rajone separatiste të Gjeorgjisë ishin në qendër të konfliktit ruso-gjeorgjian të gushtit 2008. Ai mbaroi me njohjen nga Moska të pavarësisë së dy rajoneve. Vetëm Nikaragua, Venezuela dhe Nauru i janë bashkuar Rusisë në këtë njohje.

Në Ukrainë, dy republikat separatiste të Luganskut dhe Donetskut kanë shpallur pavarësinë e tyre në vitin 2014, pas zhvillimit të referendumeve. Të varura gjerësit nga Rusia, ato nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.

Shpërbërja e Jugosllavisë

Vendet e para që u shkëputën nga federata socialiste e Jugosllavisë, ishin Sllovenia dhe Kroacia që shpallën pavarësinë në qershor 1991.

Në Slloveni, ushtria popullore jugosllave tërhiqet pas 10 ditë luftime. Vendi do të bëhet në vitin 2004 shteti i parë i dalë nga Jugosllavia që hyn në BE.

Në Kroaci fillon një luftë me minoritetin serb, i mbështetur nga Beogradi, që refuzon këtë pavarësi. Konflikti shkaktoi 20 000 të vdekur dhe përfundoi në vitin 1995. Kroacia hyri në BE në vitin 2013.

Maqedonia vetëvendos në mënyrë paqësore në vitin 1991, pas një referendumi të fituar nga “po”-ja në masën 95 për qind.

Në Bosnje Hercegovinë, shpallja e pavarësisë në vitin 1992, pas një referendumi të bojkotuar nga komuniteti serb, shkakton fillimin e një lufte që zgjati tre vite e gjysmë mes myslimanëve, serbëve dhe kroatëve, ku u vranë 100 000 persona dhe pati 2,2 milionë refugjatë. Beogradi e njohu Bosnjen si shtet në nëntor 1995 në përfundim të marrëveshjes së Dejtonit.

Në vitin 2006, Mali i Zi vendos me referendum të ndahet nga Serbia. Ky është i vetmi rast, që njihet si e drejtë për vetëvendosje e parashikuar nga Kushtetuta.

Vendi i fundit që lindi nga rënojat e ish-Jugosllavisë, pas një referendumi në favor të autonomisë në vitin 1991 dhe një përballje me forcat serbe, është Kosova që shpalli në mënyrë të njënashme pavarësinë në vitin 2008. Ajo njihet nga më shumë se 100 shtete por nuk është pjesë e OKB-së. Serbia vazhdon të mbajë të sanksionuar në kushtetutën e saj kontrollin mbi Kosovën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco