‘Të adhuroj më korse!’ Numri dy i qeverisë dhe 40 deputetë pjesë e skandaleve seksuale

‘Të adhuroj më korse!’ Numri dy i qeverisë dhe 40 deputetë pjesë e skandaleve seksuale

10:20, 01/11/2017
A+ Aa A-

Duket se të tjerë deputetë i janë shtuar listës së ngacmuesve seksualë  në Britani, pasi u zbulua se numri dy i qeverisë ishte pjesë e një faqeje të turpshme në internet dhe u akuzua për ngacmim.

'BBC' shkruan se numri i deputetëve britanike të përfshirë në afeera seksuale ka shuar tashme në 40. Ndër pretendimet janë një numër akuzash serioze për sjellje të papërshtatshme me anëtarët e rinj të stafit, përdorimin e prostitutave dhe ngacmimet ndaj sekretareve. 

Damian Green, Sekretari i parë i Shtetit u detyrua të mohonte se ishte anëtar i faqes “Ashley Madison” dy vjet më parë pasi adresa e tij e emailit u gjet në bazën e të dhënave, pas një sulmi kibernetik.

Por sikur të mos të mjaftonte kjo, ai është akuzuar nga një aktiviste femër për ngacmim seksual.  Kate Maltby, gati 30 vite më e re se deputeti britanik tha për “The Times” se zoti Green e kishte prekur “rrufeshëm” në gju  gjatë një takimi në një bar në 2015-ën.

 Një vit më vonë ai nisi t’i dërgonte mesazhe "sugjestive" pas ajo ishte fotografuar nga një gazetë, duke veshur një korse. 

“Të adhuroj me korse. Kur të pashë në gazetë u ndjeva i detyruar të të pyesja nëse je e lirë për një pije ” mësohet se i kishte shkruar krahu i djathtë i kryeministres Theresa May. 

Kate tha se deputeti i kishte ofruar këshilla karriere dhe në të njëjtën frymë ia bëri të qartë se ishte ‘seksualisht’ i interesuar për të. Ajo tregoi  se zoti Green kishte qenë në një universitet me nënën e saj dhe ishte "në rrethin e miqve të prindërve të saj".

Ata ishin njohur fillimisht, kur ai kishte rënë dakord të intervistohej nga gazeta e saj shkollore kur ajo ishte 16 vjeç , ndërsa ai ishte ministër i arsimit.

Ky skandal vjen ndërkohë që akuzat dhe thashethemet që kanë të bëjnë me ngacmimet dhe abuzimet seksuale nga deputetët , vërshojnë kudo rreth parlamentit britanik

Në fillim të kësaj jave një zëdhënës i Sekretarit të Mbrojtjes Sir Michael Fallon konfirmoi se ishte konfrontuar me një gazetare, pasi e kishte prekur në mënyrë të padëshiruar. 

Nga ana tjetër, një grua anonime që pretendon se është sulmuar seksualisht nga një deputet  britanik, në një udhëtim pune, por ka thënë se akuzat e saj nuk janë marrë seriozisht.

Përgatiti për “SYRI.net” –Xhuljana Zani

Burimi :"BBC News"

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco