Skema e ndihmës sociale, ja sa jep Finlanda në muaj për të papunët

Skema e ndihmës sociale, ja sa jep Finlanda në muaj për të papunët

10:02, 01/11/2017
A+ Aa A-

Shteti i Finlandës tashmë ka filluar të mendojë edhe për njerëzit që nuk duan të punojnë. Autoritetet kanë filluar të zbatojnë një skemë e cila parashikon që të gjithë njerëzit që nuk janë të punësuar të paguhen me një shumë prej minimum 600 dollarësh në muaj për një periudhë prej 2 vitesh.

Skema që filloi së aplikuari këtë vit u jep 2000 personave nga rreth 600 dollarë në muaj. Finlandezi Juha Jarvinen është një prej personave që marrin këtë pagesë pa punuar fare. Ai thotë që më 2010 kishte një biznes të vetin që dështoi, e që pasuan gjashtë muaj shumë të vështirë për të pasi nuk kishte asnjë cent dhe duhej të ushqente gjashtë fëmijë.

Juha thotë se pastaj nuk hyri fare në punë dhe kaloi një kohë duke jetuar me paratë e gruas dhe të ardhura nga shteti si benefite për fëmijët. Me programin e të ardhurave bazike, Finlanda dëshiron ta kuptojë nëse njerëzit që marrin një pagë nga shteti do të kërkojnë punë, apo thjesht do të rrinë duke jetuar me atë pagë që shteti ua jep pa punuar.

Megjithatë, Juha thotë që, pavarësisht që merr atë pagë, ai do të investojë dhe do të hapë një biznes të ri dhe nuk do të rrijë kot duke ngrënë nga paratë e shtetit. Ai thotë që me këto para e ka fituar ndjenjën e lirisë dhe që e ndjen veten prapë si qytetar të Finlandës i barabartë me të gjithë.

Këtë skemë që aplikohet nga Finlanda kanë filluar ta përshtasin edhe shtete të tjera, kryesisht nordike, pasi që gjithnjë e më shumë njerëz kanë nevojë për para pasi nuk janë të interesuar të punojnë që të bëhen shumë të pasur. Mbetet të shihet nëse Finlanda do ta aplikojë gjithnjë këtë skemë të pagesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco