'Facebook', 'Twitter' dhe 'Google' thërriten në dëgjesë nga Senati për ndërhyrjet ruse

'Facebook', 'Twitter' dhe 'Google' thërriten në dëgjesë nga Senati për ndërhyrjet ruse

09:32, 01/11/2017
A+ Aa A-

Kongresi amerikan thërriti sot “Facebook”, “Twitter” dhe “Google” për të qartësuar madhësinë e desinformimit rus gjatë fushatës presidenciale, një ditë pas dënimeve të para të të afërmve të Donald Trump.

Në një çast që presidenti kërkon të promovojë reformën e tij fiskale, aktualiteti amerikan vazhdon të qëndrojë nën ngjyrat rue këtë javë, pasi prokurori special, Robert Mueller njoftoi dje dënimin për krime të ndryshme tre ish-anëtarë të rëndësishëm të ekipit të fushatës së Donald Trump.

“Shpresoj se njerëzit do të fillojnë të interesohen për uljen masive të taksave për sipërmarrjet (punësimin) dhe klasën e mesme (si dhe për korripsionin demokrat)!”, shkruan sot në mëngjes në Twitter presidenti amerikan, duke hedhur poshtë çdo lidhje me Rusinë.

Drejtuesit juridike të “Facebook” dhe “Twitter”, si dhe drejtori i sigurisë së “Google”, do të merren në pyetje sot gjatë një dëgjese publike në Senat.

“Përmbajtje ekstremiste dhe desinformacioni rus në internet: të gjendet një zgjidhje me sipërmarrjet e teknologjisë”, është tema mbi të cilën do të zhvillohet kjo dëgjesë.

“Facebook pritet që të publikojë me këtë rast se 126 milionë përdorues amerikanë kanë parë të shfaqet në faqet e tyre përmbajtje të publikuara nga palë ruse me qëllim influencimin e zgjedhjeve amerikane”, sipas të përditshmes amerikan “Wall Street Journal”.

“Nga ana e tij, Twitter ka identifikuar 36 746 llogari që kanë krijuar përmbajtje automatike në lidhje me zgjedhjet dhe të lidhura me Rusinë. Mesazhet e shpërndara nga këto llogari janë parë në nivelin 0,33 për qind në atë kohë”, sipas një burimi pranë kësaj kompanie.

E njëjta situatë edhe në “YouTube”, në pronësi të “Google”, ku kanale të lidhura me Rusinë kanë prodhuar video që kanë arritur deri në 309 000 shikime në 18 muajt para zgjedhjeve, një shifër e lartë por shumë larg arritjes së një rekordi.

Në të gjitha këto raste, përgjegjësi i përmendur nga kompanitë është “Internet Research Agency”, një sipërmarrje me qendër në Shën Petersburg dhe e lidhur me shërbimet sekrete ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco