FOTO/ Njihuni me restorantin e parë nënujor të Evropës, ja ku po ndërtohet

FOTO/ Njihuni me restorantin e parë nënujor të Evropës, ja ku po ndërtohet

11:38, 25/10/2017
A+ Aa A-

Një firmë arkitekturore norvegjeze do të ndërtojë restorantin e parë nënujor të Evropës , një strukturë me nivele dhe me një dritare gjigante panoramike.

Arkitektët thonë se vizitorët do të përjetojnë një "udhëtim" unik në ujërat Norvegjisë.

Me emrin “Under “, restoranti është projektuar të jetë një "periskop i mbytur", me një hyrje në nivel bregdetar.

Gazeta prestigje “Times” shkruan se ndërtimi i restorantit të parë nënujor në Europë, do të nisë në shkurt 2018.  Ata që mezi presin të shijojnë një drekë, apo një darkë duke shijuar bukuritë e nënujit, duhet të presin 2019-ën.

Struktura e projektuar nga studio norvegjeze e arkitekturës, Snøhetta është menduar të integrohet mënyrë perfekte me ekosistemin: do të ketë dritare të mëdha xhami, të cilat do të ofrojnë një pamje spektakolare.

Restoranti ka një kapacitet mbi 100 persona dhe është i organizuar në tre nivele, me një garderobë dhe një bar në hyjre, të cilët do të jenë dhe kufiri mes tokës dhe ujit.

Ajo që mbetet të shohim është vetëm reagimi i gjallesave të ujit ndaj kësaj ndërhyrje në ekosistemin e tyre, por për këtë aspekt është duke punuar një skuadër biologësh./SYRI.net/

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco