Presidenti i Filipineve: Do luftoj personalisht me ata që dhunojnë fëmijët dhe gratë!

Presidenti i Filipineve: Do luftoj personalisht me ata që dhunojnë fëmijët dhe gratë!

15:13, 21/10/2017
A+ Aa A-

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, njihet për komentet ‘pikante’ dhe komunikim e drejtpërdrejtë, që pushton jo rrallëherë rrjetet sociale.

Por kësaj radhe ai shpreh i gatshëm të luftonte personalisht  me kriminelët që dhunon gratë dhe fëmijët, nëse populli i tij nuk ndihej i sigurtë nga policia filipinase.

“Ata që dhunojnë fëmijët, gratë, djemtë e … Nëse ju nuk dëshironi polici, unë jam këtu. Unë do t’i luftoj ata. Për të vërtetën. Nëse askush nuk guxon, do t’i mbështes në këtë luftë”, deklaroi ai.

Deklarata erdhën  disa ditë pas njoftimit se Presidenti Duderte do të tërhiqte policinë nga lufta kundër trafikantëve të drogës, pas akuzave për dhunë që i kanë kushtuar jetën mijëra personave.

Ai siguroi ditën e sotme se policia do të ishte në linjën e parë në luftën e përgjakshme kundër trafikantëve të drogës dhe premtoi se do të zhdukte narko-trafikun në vendin e tij./SYRI.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco