Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Ç’do ndodhë me Katalonjën? Spanja merr sundimin dhe kërkon zgjedhje të menjëhershme

Ç’do ndodhë me Katalonjën? Spanja merr sundimin dhe kërkon zgjedhje të menjëhershme

14:42, 21/10/2017
A+ Aa A-

Kryeministri spanjoll ka zyrtarizuar planet për heqjen e liderëve të Katalonjës, por nuk ka konfirmuar shpërndarjen e parlamentit të rajonit gjysmë-autonom.

Mariano Rajoy tha pas një takimi të jashtëzakonshëm me kabinetin qeveriar se Madridi kishte për qëllim të mbante zgjedhjet rajonale sa më shpejt që të ishte e mundur.

Ai ka vendosur sot aktivizimin e nenit 155 për sundimin e drejtpërdrejtë në Katalonjë.Masat e paraqitura nga kabineti do të shkojnë për votim në Senatni spanjoll.

Ato vijnë gati tre javë pasi Katalonja mbajti një referendumin e dhunshëm për pavarësinë.

Udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, ka injoruar thirrjet e qeverisë kombëtare për të braktisur fushatën e tij për pavarësinë nga Spanja.

Rajoy tha se qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër përvecëse kërkimit të vendosjes së sundimit të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se veprimet e qeverisë katalane ishin "në kundërshtim me ligjin".

Si arriti situata deri në këtë pikë?

Qeveria rajonale e Katalonjës mbajti një referendum më 1 tetor për të pyetur banorët e rajonit nëse donin të shkëputeshin nga Spanja.

Gati 90% e katalanasve thuhet se votuan në favor të pavarësisë. Por shumë përkrahës kundër pavarësisë dhe qindra policë të dërguar nga Spanja bojkotuan votimin, duke argumentuar se nuk ishte i vlefshëm.

Puigdemont dhe liderët e tjerë rajonalë nënshkruan më pas një deklaratë pavarësie, por e pezulluan menjëherë për të lejuar vazhdimin e bisedimeve me Madridin.

Ditë më vonë, lideri katalas sfidoi dy afate të përcaktuara nga qeveria kombëtare për të qartësuar pozicionin e Katalonjës dhe për të hequr dorë nga pavarësia

Përgatiti ”SYRI.net” 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco