Spanja vendos të marrë sundimin e drejtpërdrejtë të Katalonjës

Spanja vendos të marrë sundimin e drejtpërdrejtë të Katalonjës

13:58, 21/10/2017
A+ Aa A-

Madridi ka vendosur sot aktivizimin e nenit 155 për sundimin e drejtpërdrejtë në Katalonjë.

Vendimi erdhi pasi kabineti qeveritar spanjoll mbajti një takim të jashtëzakonshem ku u aprovua vendosja e kontrollit direkt mbi Katalonjen, tre javë pasi rajoni autonom zhvilloi referendumin e pavarësisë, i shpallur i paligjshëm nga gjykata supreme e vendit.

Rajoy kërkoi miratimin e nenit 155 nga Shtabi i Senatit spanjoll.

 Ai gjithashtu shtoi se donte që Katalonja të shkonte në zgjedhje të përgjithshme dhe tha mund të shpërndajnë parlamentin katalanas brenda gjashtë muajve.

Objektivat e hapave të paprecedentë të ndërmarrë nga qeveria spanjolle ishin rikthimi i ligjit, kthimi në normalitet  dhe vazhdimi i "bashkejetesës".

Udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, kishte argumentuar se rezultati i referendumit i dha një mandat për të ndjekur pavarësinë.

Megjithatë, referendumi është shpallur si i paligjshëm nga Gjykata e Lartë Spanjolle./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco