Shiteshin online për seks, FBI-ja shpëton 84 fëmijë nga ‘kthetrat’ e pedofilëve

Shiteshin online për seks, FBI-ja shpëton 84 fëmijë nga ‘kthetrat’ e pedofilëve

10:09, 21/10/2017
A+ Aa A-

Autoritetet amerikane kanë shpëtuar 84 fëmijë  nga “kthetrat” e pedofilëve brenda tre muajsh dhe arrestuan 120 persona në një operacion mbarëkombëtar të ndalimit të trafikimit të fëmijëve.

Shumë prej të arrestuarve shisnin fëmijët online për seks, tha në një deklaratë Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Eksploatuar (NCMEC).

Spastrimi katër-ditor ishte përpjekja e 11 e FBI-së dhe autoriteteve të tjera për të luftuar trafikimin e fëmijëve.

I koduar si “Cross Country XI”, operacioni u zhvillua në hotele, kazino dhe ndalesa kamionësh, si dhe në qoshet e rrugëve dhe faqe të errëta interneti, saktësoi FBI-ja.

"Realiteti i trishtuar është se kemi ende shumë punë për të bërë, pasi shumë fëmijë janë ende në rrezik", tha Staca Shehan, drejtore ekzekutive e divizionit të analizës së çështjeve të NCMEC-së./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco