Zyrtare: Turqisë do t’i shkurtohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian

Zyrtare: Turqisë do t’i shkurtohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian

09:54, 21/10/2017
A+ Aa A-

Mbajtja e një qëndrimi ndaj Turqisë u fut me kërkesën e Gjermanisë në agjendën e këtij samitit të Bashkimit Evropian, që zhvilloi punimet dje në Bruksel.

Sapo mbërriti të enjten në Bruksel, kancelarja Merkel u tha medieve se në Turqi “jo vetëm po arrestohen shumë gjermanë, por i gjithë shteti juridik po lëviz në drejtim të gabuar“. “Situata e të drejtave të njeriut është krejtësisht e pakënaqshme”. Prandaj Bashkimi Evropian reagon me masa.

Pas ditës së parë të samitit, kancelarja Merkel tha në një konferencë shtypi se hapat e frenimit të bashkëpunimit me Turqinë i mbështeti i gjithë samiti. Ajo tha se Turqisë “do t’i shkurtohen ndihmat financiare të BE, në mënyrë të arsyeshme“.

Ishte parashikuar që Turqia të merrte 4,4 miliardë euro në vitet 2014 deri në 2020, si ndihma për anëtarësimin në BE. Shkurtimi do të prekë tani pikërisht këto ndihma. Me propozimin e Gjermanisë, nuk do të ketë as bisedime për një bashkim doganor të Bashkimit Evropian me Turqinë, siç dëshiron Turqia.

Por Merkeli theksoi se njëkohësisht BE i përmbahet marrëveshjes për refugjatët me Turqinë.

Veç tre miliardë eurove që ka marrë për refugjatët që mban, Turqia do të marrë edhe tre miliardë të tjera. Pra BE, dyert e bashkëpunimit me Turqinë, nuk i mbyll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco