Operacioni i fuqishëm: Arrestohen 108 pedofilë që shpërndanin pornografi fëmijësh!

Operacioni i fuqishëm: Arrestohen 108 pedofilë që shpërndanin pornografi fëmijësh!

08:37, 21/10/2017
A+ Aa A-

Policia braziliane kanë arrestuar 108 persona në operacionin më të madh ndonjëherë kundër pedofilëve në Amerikën Latine.

Të dyshuarit u arrestuan në 24 shtete dhe kryeqytetin e Brasilias.

Ministri i Drejtësisë, Torquato Jardim, tha se të ndaluarit ishin pjesë e një grupi që shpërndanin imazhe pornografike të fëmijëve nëpërmjet kompjuterave dhe telefonave celularë.

Operacioni vjen në fund të një hetimi gjashtë mujor, i cili përfshinte zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

Hetuesit kanë gjetur më shumë se 150,000 skedarë që përmbanin imazhe pornografike të fëmijevë.

Mes të arrestuarve ishin edhe policë në pension, nëpunës civilë dhe njerëz përgjegjës për klubet rinore të futbollit./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco