Kabul, sulm me bombë brenda xhamisë, 30 të vdekur

Kabul, sulm me bombë brenda xhamisë, 30 të vdekur

08:17, 21/10/2017
A+ Aa A-

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer me eksploziv brenda një xhamie në Kabul, duke vrarë shumë pelegrin, thonë zyrtarët afganë.

Të paktën 30 trupa të pajetë janë larguar nga vendi i ngjarjes, sipas një zyrtari sigurimi të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ende nuk dihet se cilit grup i përket sulmuesi, por më herët pjesëtarët e ISIS-it kanë pasur në cak sulmet nëpër xhamitë të pjesëtarëve të Shia në Kabul dhe provinca të tjera.

Më herët, BBC ka njoftuar për sulmin me bombë brenda një xhamie në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco