G7 dhe gjigandët e internetit dakortësohen për bllokimin e propagandës terroriste

G7 dhe gjigandët e internetit dakortësohen për bllokimin e propagandës terroriste

08:12, 21/10/2017
A+ Aa A-
 Vendet e G7-ës dhe gjigandët e internetit ranë dakord të premten, gjatë një takimi në Itali, mbi një plan veprimi për të bllokuar përmbajtjen e mesazheve online me karakter “terrorist” në momentin kur Shteti Islamik (ISIS) nuk zotëron më territore pas rënies së Rakas, bastioni i tij i fundit.
Rënia e Rakës në Siri “është një disfatë ushtarake shumë e rëndë, por kjo nuk do të thotë që ky grup nuk ekziston më”, deklaroi ministri italian i Punëve të Brendshme Marco Minniti, në mbyllje të takimit me homologët e tij të G7-ës, që u zhvillua në Ischia, në gjirin e Napolit.
“Kjo është hera e parë që vendet e G7-ës dhe përfaqësuesit e operatorëve kryesorë në internet dhe rrjete sociale mblidhen në një takim”,  tha ministri italian.
Ai theksoi se interneti është kthyer në “një mjet të rëndësishëm për rekrutimin, stërvitjen dhe radikalizimin e luftëtarëve të huaj” dhe se lufta kundër terrorizmit në rrjet është veçanërisht e rëndësishme në momentin kur Shteti Islamik “nuk zotëron më territore”.
Përfaqësuesit e gjigandëve të internetit, Google, Facebook dhe Twitter dhe ministrat e vëndeve te G7-ës u dakortësuan për një plan veprimi që synon bllokimin e “mesazheve me karakter terrorist”.
“Takimi me operatorët më të rëndësishëm të internetit ishte shumë i kënaqshëm”, vlerësoi Minniti dukeshprehur keqardhjen për faktin se Shteti Islamik “lundron në internet si peshku në ujë”.
Marrëveshja parashikon heqjen e mesazheve që i bëjnë elozhe terrorizmit ose thirrje për akte terroriste “dy orë pas publikimit i tyre”, tha për AFP-në ministri francez i Punëve të Brendshme, Gérard Collomb.
Një deklaratë e përbashkët për këtë çështje u nënshkrua nga udhëheqësit francezë, britanikë dhe italianë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, për këtë u angazhuan edhe aktorët kryesorë të internetit, theksoi ministri francez. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco