CIA: Koreja e Veriut është e gatshme të godasë SHBA-të

CIA: Koreja e Veriut është e gatshme të godasë SHBA-të

18:52, 20/10/2017
A+ Aa A-

Brenda pak muajsh Koreja e Veriut do të jetë në gjendje të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë të mbushur me lëndë bërthamore. Alarmi vjen nga drejtori i CIA, Mike Pompeo, i cili paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë për rrezikun që i kanoset amerikanëve nga Peniani.

Pak ditë më parë, edhe ambasadori koreano-verior në OKB, kërcënoi publikisht se një luftë bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment. Pompeo ngriti shqetësimin edhe për një sulm të mundshëm nga ana e Shtetit Islamik, i cili mund të godasë SHBA-të, në shenjë hakmarrjeje për disfatat në Raka. Paralajmërimi i drejtorit të CIA-s vjen një ditë pas alarmit të Sekretares amerikane për Sigurinë e Brendshme, e cila tha se ISIS mund të kryejë sulme të ngjashme me ato të 11 Shtatorit 2001.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco