Zjarri në Kaliforni ka shkaktuar dëme në vlerë 1 miliard dollarë

Zjarri në Kaliforni ka shkaktuar dëme në vlerë 1 miliard dollarë

16:37, 20/10/2017
A+ Aa A-

Zjarret në shtetin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që filluan më 8 tetor kanë shkaktuar dëme në vlerë prej një miliard dollarë.

Përfaqësuesi i Sigurimit Shtetëror, Dave Jones, njoftoi se sipas raportit të tetë kompanive të sigurimit në rajonet e prekura nga zjarret, katastrofa ka shkaktuar dëme në vlerë prej një miliard dollarësh.

Megjithatë, thuhet se në raport nuk janë përfshirë pasuritë pa sigurim.

Jones tha se dëmet materiale “me gjasë të madhe do të rriten në mënyrë dramatike”, duke shtuar se katastrofa në fjalë mund të jetë zjarri që ka shkaktuar më së shumti dëme në historinë e Kalifornisë.

Thuhet se në Kaliforni janë djegur shtatë mijë ndërtesa si pasojë e zjarreve që kapluan vendin, si pasojë e të cilëve jetën humbën 42 persona, transmeton Anadolu Agency .

Punimet për vlerësimin e dëmeve janë duke vazhduar, ndërsa pritet rritje e numrit të shtëpive të djegura dhe dëmeve materiale.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka udhëzuar ekipet e zjarrfikësve të përshpejtojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit.

Po ashtu, bëhet e ditur se 15 mijë persona të evakuuar nga rajoni për shkak të zjarreve nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco