VIDEO/ Polici ngatërron revolen elektrike me atë me plumba, dhe aksidentalisht qëllon adoleshentin

VIDEO/ Polici ngatërron revolen elektrike me atë me plumba, dhe aksidentalisht qëllon adoleshentin

16:20, 19/10/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara, ku një polic ka ngatërruar revolen me plumba me atë elektrike, dhe si pasojë e kësaj ngatërrese ka plagosur një adoleshent në krah.

Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kur polici qëllon, dhe personi i plagosur dëgjohet duke thënë, “oh Zot më qëlloi”, transmeton Telegrafi.

Charles Gillis ishte njëri nga tre policët që iu përgjigjen një telefonate gjatë 9 tetorit. Gillis ishte munduar të “neutralizoi” 18-vjeçarin Jamel Jackson, nëna e të cili kishte kërkuar ndihmë pasi që biri i saj e kishte goditur në fytyrë.

Si pasojë e mos bashkëpunimit mes të riut Jackson dhe policisë, ata deshën ta qetësojnë situatën duke e goditur me revole elektrike, por polici e ngatërroi atë me revolen e vërtetë, duke e plagosur.

Ekipi i hetuesve kanë deklaruar për mediat se qëllimi i policit ishte përdorimi i revoles elektrike, por në një moment kaosi  e ngatërroi me revolen e vërtetë me plumba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco