Eurodeputetët kërkojnë kuota të përhershme në BE për azilkërkuesit

Eurodeputetët kërkojnë kuota të përhershme në BE për azilkërkuesit

15:39, 19/10/2017
A+ Aa A-

– Parlamenti evropian propozoi sot të lehtësonte barrën migratore ndaj disa vendeve duke krijuar kuota të përhershme për pritjen e azilkërkuesve, një sistem që ndan thellësisht shtetet anëtare të BE-së.

Eurodeputetët, të mbledhur në komision, miratuan me shumicë votash, me 43 pro dhe 16 kundër, një tekst që do të bëhet pozicioni negociues i Parlamentit me vendet evropiane, pas konfirmimit zyrtar në seancë plenare muajin e ardhshëm.

Parlamenti evropian miratoi sot propozimin e saj për reformimin e rregullave përsa i përket pritjes së azilkërkuesve duke parashikuar një mekanizëm të përhershëm shpërndarjeje në BE, për të lehtësuar barrën e vendeve të linjës së parë si Italia dhe Greqia.

Eurodeputetët rishikuan gjerësit propozimet e vendosura mbi tryezë një vit e gjysmë më parë nga Komisioni Evropian, pas shqetësimeve nga kriza migratore që shënoi më shumë se një milionë migrantë në brigjet italiane dhe greke në vitin 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco