FOTO/ Trulloset opinioni publik në SHBA: Melania Trump përdor sozi në daljet publike?!

FOTO/ Trulloset opinioni publik në SHBA: Melania Trump përdor sozi në daljet publike?!

14:30, 18/10/2017
A+ Aa A-

Zonja e Parë e Amerikës  duket se nuk u shpëton dot vëmendjes së medieve, jo vetëm për shkak të keqkuptimeve me Trump në daljet publike por edhe veshjeve të saj.

Megjithatë, kohët e fundit në lidhje me bashkëshorten e presidentit Trump është ngritur një teori edhe më tronditëse: Melania përdor një sozi të saj në daljet publike?!

Hipoteza është bërë publike nga gazeta amerikane “Newsweek”, e cila shkruan se Zonja e Parë mund të ketë përdorur një sozi gjatë një takimi të bashkëshortit të saj president me shtypin në vend.

Megjithatë, ata që mbrojnë teorinë e kundërt sugjerojnë se mjafton të merren imazhet e një rrethane të njëjtë, kur çifti presidencial gjendej për vizitë në Maryland, për t’u bindur se femra pranë personit më të fuqishëm në botë ishte pikërisht Melania e vërtetë.

Ajo që ka ngjallur dyshimet se Zonja e Parë mund të ketë përdorur një sozi në disa dalje publike, është forma e hundës, që në disa imazhe të konferencës për shtyp duket shumë ndryshe nga ajo e Melanisë së vërtetë./SYRI.net/ 

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco