Trump: SHBA mbështesin Greqinë të rimëkëmbet nga kriza

Trump: SHBA mbështesin Greqinë të rimëkëmbet nga kriza

22:16, 17/10/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të martë se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë, ndërsa ky vend rimëkëmbet nga kriza ekonomike.

Presidenti Trump u takua të martën në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin grek Alexis Tsipras. Pas takimit, të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump tha në konferencën e shtypit se të dy krerët diskutuan mbi mbrojtjen, energjinë, ekonominë dhe tregtinë.

Zoti Trump vlerësoi Greqinë për shpenzimet e saj në fushën e mbrojtjes si anëtare e Natos dhe tha se Shtetet e Bashkuara mund t’i shesin Athinës avionë luftarakë F-16, me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh, një veprim që sipas Presidentit do të krijonte mijëra vende pune në Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e tij, Kryeministri Tsipras tha se vendi i tij ka bërë përparime ekonomike, dhe se bashkëpunimi i Greqisë me Shtetet e Bashkuara po bëhet “gjithnjë e më i rëndësishëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco