Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kore e Jugut, arrestohet ish-drejtori i shërbimeve sekrete

Kore e Jugut, arrestohet ish-drejtori i shërbimeve sekrete

13:28, 17/10/2017
A+ Aa A-

Një ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret koreano-verior i akuzuar se ka bërë fushatë për të dëmtuar imazhin e kundërshtarëve në qeveritë e mëparshme konservatore u arrestua sot.

Choo Myeong-Ho, ish-drejtor i departamentit në strukturat e brendshme të shërbimeve sekrete
(NIS) është i akuzuar për orkestrimin e një seri operacionesh që kishin si objektiv për të mbikëqyrur dhe për të dëmtuar imazhin e personaliteteve të rangut të lartë dhe personave të njohur kritik kundrejt ish-presidentit, Lee Myung-Bak dhe presidentes tashmë të shkarkuar Park Geun-Hye.

Choo u vendos nën mbikëqyrjen e autoritetit gjyqësor për shpërdorim të autoritetit dhe ndërhyrje politike në shkelje të rregullave të NIS, njoftoi prokuroria e distriktit qendror të Seulit, duke shtuar se do t’i kërkonte drejtësisë një mandat arrestimi për të zyrtarizuar arrestimin e tij.

Ai është gjithashtu i akuzuar se ka kryesuar një fushatë diskretitimi kundër kryebashkiakut aktual të Seulit, Park Won-Soon, një personalitet i së majtës që shënoi një fitore të bujshme përballë një kandidati konservator në 2011./Atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco