Merkel, me humor të mirë në bisedimet për koalicionin me 3 parti

Merkel, me humor të mirë në bisedimet për koalicionin me 3 parti

12:21, 17/10/2017
A+ Aa A-

Në prag të bisedimeve zyrtare përgatitore për krijimin e koalicionit tre partiak. Angela Merkel, edhe pas humbjes në zgjedhjet parlamentare në landin e Saksonisë së Ulët, thekson, se hyn me vetëbesim në negociata, shkruan DW.

Pas zgjedhjeve për parlamentin e landit në Saksoninë e Ulët mund të nisin bisedimet në Federatë mes unionit kristiandemokrat/kristiansocial, liberal-demokratëve dhe ekologjistëve. Anëtarët e mundshëm të koalicionit llogarisin me bisedime të vështira. Para Krishtlindjeve vështirë se mund të krijohet qeveria.

Pas humbjes në Saksoninë e Ulët: Merkeli e dobësuarë

Kushdo që priste një Angela Merkel të zemëruar pas dështimit të CDU-së në Saksoninë e Ulët është zhgënjyer. Kryetarja e partisë dhe kancelarja njëkohësisht tha rezultati i zgjedhjeve nuk është arsye për humor të keq: Merkel tha në selinë e CDU-së, se shkon me "humor të mirë" në bisedimet e sondazhit për koalicionin me liberalët dhe ekologjistët, që do të fillojnë të mërkurën (18.10). Që CDU-ja humbi vota ne Saksoninë e Ulët dhe që nuk mundi t'i zhvendosë socialdemokratët nga vendi i parë, sipas interpretimit të Merkelit, ka të bëjë me temat e politikës së landit. Ndërsa mandati i saj për krijimin e qeverisë konsiston në zgjedhjet e Bundestagut, devijoi kryetarja e CDU-së në pyetjen e një gazetari, nëse ajo hyn me një pozicion më të dobësuar në bisedimet e koalicionit pas zgjedhjeve në Saksoninë e Ulët. Në fakt ajo donte të priste rezultatin e këtyre zgjedhjeve, përpara se të niste krijimi i qeverisë në federatë duke shpresuar, se mund të fitonte një impuls pozitiv. Meqënëse ky impuls mungoi, Merkel i nënvleftësoi zgjedhjet sërish si një ngjarje rajonale dhe theksoi, se "shkon me plot vetëbesim në bisedimet përgatitore për krijimin e koalicionit."

Skepticizëm tek ekologjistët

Pikërisht këtë kanë në plan edhe liberal-demokratët dhe ekologjistët, ndonëse edhe këto kanë humbur pikë në zgjedhjet e fundit për paramentin e landit. Liberal-demokratët, FDP po ashtu si edhe CDU-ja kanë humbur 2,4 përqind të votave, ekologjistët madje pesë përqind. E megjithatë nuk është aq humbja në zgjedhje që tematizoi kryetarja e ekologjistëve Simone Peter një ditë pas zgjedhjeve, por  gjendja në unionin konservator: Pas humbjes në Saksoninë e Ulët bisedimet përgatitore për koalicion "nuk janë bërë më të thjeshta", tërheq vëmendjen Peter. Sipas saj partisë e unionit CDU dhe CSU "nuk janë të pozicionuara qartë dhe as nuk i kanë përcaktuar gjërat qartë".

Liberalët ndërkohë paraqesin kërkesa

Ndryshe nga ekologjistët liberalët nuk i shohin të jenë rënduar bisdimet paraprake për koalicion nga rezultati i zgjedhjeve në Saksoninë e Ulët - këto janë nivele të ndryshme", theksoi sekretarja e përgjithshme e FDP-së Nicola Beer. Partia, tha ajo, hyn "e hapur dhe pa paragjykime" në këto bisedime, por pret lëshime lidhur me lehtësime tatimore për qytetarët.

Presion nga Mynihu

Partia kristiansociale në Bavari ka bërë të ditur, se do të përpiqet me këmbëngulje, që bisedimet mundësisht të pëfshijnë shumë tema të politikës konservatore. Por pas rezultatit të zgjedhjeve në Saksoninë e Ulët, sipas kryetarit të CSU-së, Horst Seehofer bisedimet nuk janë bërë më të thjeshta. Të mërkurën, të enjten dhe të premten zhvillohen bisedimet zyrtare përgatitore, të shtunën (22.10)CDU dhe CSU mes tyre do të vlerësojnë rezultatet e këtij raundi dhe do të vendosin se si do të ecet më tej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco