VIDEO/ Lë të dashurën të digjet për së gjalli brenda makinës, largohet nga vendi i ngjarjes me taksi

VIDEO/ Lë të dashurën të digjet për së gjalli brenda makinës, largohet nga vendi i ngjarjes me taksi

17:30, 16/10/2017
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i një femre 25-vjeçe është gjetur brenda një veture e cila ishte përfshirë nga zjarri pas një aksident trafiku, që ndodhi në autostradën Goovanus në Brooklyn.

Besohet se veturën po e ngiste një burrë me të cilin po argëtohej e ndjera, i cili kishte dalur nga vetura pasi ishte përfshirë nga zjarri, duke e lënë të dashurën të digjet për së gjalli, transmeton Telegrafi.

Vetura e tipit Infiniti G35 ishte djegur plotësisht, kurse ekipet e zjarrfikësve që shuan zjarrin gjetën trupin e djegur të një femre. Ajo ishte shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes.

Më vonë ishte identifikuar si Harlin Greval 25-vjeçe nga Astoria, ndërkaq shoferi Saed Ahmed 23-vjeç është gjetur më vonë në spital, ku po trajtohej për shkak të diesa djegieve në duar dhe këmbë.

Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes me taksi thuajse asgjë e keqe nuk ndodhi, duke lënë të dashurën brenda veturës që të digjet për së gjalli.

Ai po akuzohet për vrasje, braktisje të skenës së krimit dhe për tejkalim shpejtësi si dhe ngasje pa patentë shoferë.

Në internet është duke qarkulluar videoja ku ai shihet duke ndalur një taksi, dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes thuajse askush nuk kishte mbetur brenda veturës që po digjej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco