VIDEO/ 'Ofelia' godet Europën, raportohen dëmet e para dhe shtetet që do të godasë në vazhdim

VIDEO/ 'Ofelia' godet Europën, raportohen dëmet e para dhe shtetet që do të godasë në vazhdim

15:45, 16/10/2017
A+ Aa A-

Uragani “Ophelia” goditi Irlandën dhe ishujt Britanik. Deri tani mediat lokale raportojnë se si pasojë e uraganit të fuqishëm janë rrëzuar pemë dhe janë krijuar dallgë të fuqishme deri në 10 metra lartësi. Gjithashtu raportohet se mijëra persona kanë mbetur pa energji në Irlandën jugore.

Fluturimet janë ndaluar dhe autoritet kanë paralajmëruar se qytetarët mund të jenë në rrezik për jetën.

“Ophelia” është uragani i dytë i fuqishëm pas atij të “ Stuhisë së Madhe” të vitit 1987, nga i cili humbën jetën 18 njerëz.

Kujtojmë se Irlanda mbylli shkollat dhe rreth 130 fluturime në aeroportin e Dublinit u anuluan.

Meteorologët mbeten "shumë të shqetësuar" dhe po e monitorojnë situatën nga afër.

Pas Irlandës dhe Britanisë trajektorja e lëvizjes së uraganit parashikohet të jetë në verilindje të Europës.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco