FOTO/ Diell i ‘kuq’ në qiellin britanik, uragani ‘Ofelia’ terrorizon banorët

FOTO/ Diell i ‘kuq’ në qiellin britanik, uragani ‘Ofelia’ terrorizon banorët

15:16, 16/10/2017
A+ Aa A-

Uragani ‘Ofelia’ duket se ka shkaktuar një fenomen të rrallë në Britani, ku dielli ka “marrë” ngjyrë të kuqërremtë, raporton "The Independent".

Shfaqja e pazakontë u pa nga perëndimi deri në jug gjatë të hënës në mëngjes. Shumë banorë postuan dhjetëra fotografi dhe video të këtij fenomeni.

Specialistët kanë reaguar duke thënë se stuhia po tërheq ajrin dhe pluhurin nga Evropa dhe Afrika jugore.

“Ajri që është tërhequr nga Evropa Jugore dhe Afrika përmban shumë pluhur, thonë ata. -Pra, ka shumë të ngjarë që pamja e diellit në mesditë të shkaktohet nga grimcat që shpërndajnë dritën dhe duke i dhënë pamjen e një dielli të kuq”./SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco