Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Uragan në Britani por Portugalia përcëllohet nga qindra zjarre: 27 të vdekur!

Uragan në Britani por Portugalia përcëllohet nga qindra zjarre: 27 të vdekur!

13:33, 16/10/2017
A+ Aa A-

Evropa duket se ndodhet në gjendje alarmante, për shkak të kapricove të motit. Ndërkohë që Britania po përballet me uraganin Ofelia, Portugalia është përfshirë nga zjarre masive.

Të paktën 27 persona kanë vdekur në një seri zjarresh, ka njoftuar shërbimi i mbrojtjes civile.  Më shumë se 50 të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënëse e agjencisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po luftonin145 zjarre, 32 prej të cilave ishin serioze.

"Mijëra zjarrfikës po luftojnë kundër flakëve, të cilat shpërthyen në Portugalinë verilindore dhe disa në pjesë të Spanjës gjatë fundjavës, pas një vere të nxehtë të thatë", deklaroi ajo.

Në Spanjë, ka të paktën tre të vdekur.

Kushtet u përkeqësuan nga Uragani Ofelia  i cili po i afrohet bregdetit perëndimor të Evropës, duke sjellë erëra të forta që kontribuan në përhapjen e flakëve./SYRI.net/ 

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco