VIDEO-LIVE/ Një uragan godet Evropën, mijëra pa energji elektrike në Irlandë

VIDEO-LIVE/ Një uragan godet Evropën, mijëra pa energji elektrike në Irlandë

13:04, 16/10/2017
A+ Aa A-

Mijëra persona mbetën pa energji në Irlandën jugore, pasi uragani ‘Ofelia’ goditi Ishujt britanikë, duke rrëzuar pemët dhe duke shkaktuar dallgë të fuqishme deri në 10 metra lartësi.

Fluturimet janë ndaluar dhe autoritet kanë paralajmëruar se qytetarët mund të jenë në rrezik për jetën.

Ofeia vjen pikërisht në 30 vjetorin e Stuhisë së Madhe të vitit 1987, që vrau 18 njerëz.

Irlanda mbylli shkollat  dhe rreth 130 fluturime në aeroportin e Dublinit u anuluan.

Meteorologët mbeten "shumë të shqetësuar" dhe po e monitorojnë situatën nga afër. 

Ajo trokiti sot në dyert e Iralandes dhe Anglisë dhe pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës. /SYRI.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco