Lideri katalans kërkon takim sa më të shpejtë me Rajoy

Lideri katalans kërkon takim sa më të shpejtë me Rajoy

12:55, 16/10/2017
A+ Aa A-

Presidenti separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont kërkoi sot për të takuar kreun e qeverisë spanjolle Mariano Rajoy “sa më shpejt të jetë e mundur”, në një letër ku ai saktësoi se prioriteti i tij për dy muajt e ardhshëm është dialogu.

Puigdemont kërkon në letrën e tij drejtuar Mariano Rajoy për të hequr dorë nga represioni dhe për të pranuar sa më shpejt të jetë e mundur një takim, në përgjigje të njoftimit zyrtar të qeverisë që i kërkonte për të sqaruar rrethanat nëse ai kishte shpallur apo jo pavarësinë.

Presidenti separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont njoftoi të hënën në një letër adresuar qeverisë spanjolle, kërkesën e tij për të pezulluar për një afat dy mujor mandatin e votëbesuar nga ana e katalanasve me shpresën për rrugëtimin drejt një shteti të pavaruar duke ndërmarrë dialogun.

“Gjatë dy muajve në vazhdim, objektivi ynë kryesor është tryeza e përbashkët e diskutimeve”, i shkruan ai kreut të qeverisë, Mariano Rajoy pasi njoftoi “pezullimin e mandatit”, të besuar nga katalanasit që sipas tij votuan pro pavarësisë.

Puigdemont i përgjigjet në këtë mënyrë një pyetjeje të qeverisë që i kishte lënë afat deri të hënën për t’iu përgjigjur nëse kishte shpallur apo jo pavarësinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco