Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Puigdemont i kërkon Spanjës 2 muaj kohë për të negociuar  shpalljen e pavarësisë

Puigdemont i kërkon Spanjës 2 muaj kohë për të negociuar shpalljen e pavarësisë

11:14, 16/10/2017
A+ Aa A-

Presidenti separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont njoftoi sot, me një letër drejtuar qeverisë spanjolle, shpresën e tij për të pezulluar për dy muaj mandatin që i është besuar nga katalanasit për të të vajtur drejt një vendi të pavarur për t’i hapur rrugën dialogut.

“Gjatë dy muajve të ardhshëm, objektivi ynë kryesor është që t’ju ulim për dialog”, i shkruan ai shefit të qeverisë Mariano Rajoy para se të përmendte pezullimin e mandatit që i kanë besuar katalanasit të cilët sipas tij kanë votuar për pavarësi.

Puigdemont i përgjigjet me këtë letër kërkesës së qeverisë që i kishte lënë deri të hënën kohë për t’u përgjigjur nëse kishte shpallur ose jo pavarësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco