Maduro pretendon fitore dërmuese në Venezuelë, opozita: U manipulua  zgjedhjet!

Maduro pretendon fitore dërmuese në Venezuelë, opozita: U manipulua zgjedhjet!

10:52, 16/10/2017
A+ Aa A-

Autoritetet zgjedhore të Venezuelës kanë deklaruar se Partia Socialiste ka fituar 17 nga 23 guvernatorët shtetërorë në një fitore dërrmuese.

Presidenti Nicolas Maduro përshëndeti fitoren si revolucion për partinë e tij. Por udhëheqësit e opozitës pretenduan se zgjedhjet e ishin të manipuluara.

Koalicioni i tryezës së rrumbullakët të Bashkimit Demokratik ka refuzuar të njohë rezultatin dhe kërkoi një auditim të plotë.

Venezuela është përballur këtë vit me mungesa serioze të ushqimit, krizë ekonomike dhe dhunë politike, duke përfshirë vdekjen e më shumë se 100 njerëzve në protesta.

Më parë këtë vit, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj disa zyrtarëve të Venezuelës, duke thënë se nuk do të injorojë "përpjekjet e vazhdueshme të zotit Maduro për të shuar demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit"./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco