Spanjë, sot afati i fundit që liderët e Katalonjës të deklarohen

Spanjë, sot afati i fundit që liderët e Katalonjës të deklarohen

09:40, 16/10/2017
A+ Aa A-

Qeveria e Spanjës i ka dhënë afat deri sot liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, për të qartësuar nëse ai e ka shpallur pavarësinë apo jo, pas referendumit në këtë rajon autonom.

Nëse ky lider i Katalonjës përgjigjet se e ka shpallur pavarësinë, atëherë qeveria qendrore në Madrid i ka dhënë mundësi që deri më 19 të këtij muaji ta tërheq vendimin apo ballafaqohet me mundësinë që statusi aktual i Katalonjës të pezullohet.

Para dy ditësh, zoti Puigdemont th ase ai e kishte “pranuar” pavarësinë, bazuar në rezultatet e referendumit të 1 tetorit, të cilin Spanja e ka vlerësuar si ilegal, ndërsa Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar.

Por, lideri i Katalonjës tha se ai dëshiron që parlamenti lokal ta shtyjë implementimin e pavarësisë “për pak javë” për të bërë përpjekje finale për fillim të negociatave me Spanjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco