Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Përplasje mes të majtëve dhe djathtëve gjatë Panarit të Librit në Frankfurt

Përplasje mes të majtëve dhe djathtëve gjatë Panarit të Librit në Frankfurt

08:40, 16/10/2017
A+ Aa A-

Gjatë Panarit të Librit në Frankfurt pati mjaft provokime, përplasje dhe incidente mes grupimeve të majta dhe të djathta.

Shoqata e Botuesve gjermanë u shpreh në një deklaratë lidhur me këto incidente se "Panairi i Frankfurtit jeton prej larmisë së mendimeve dhe është një vend i dialogut të lirë."

Pikën kulmore incidentet e arritën gjatë një diskutimi të librit "Të jetosh me majtistët" në të cilin qe ftuar politikani i partisë AfD, Björn Höcke. Diskutimi zhvillohej në stendën e shtëpisë botuese me orientim të djathtë Antaios.

Sipas njoftimeve të mediave gjatë këtij diskutimi qenë të pranishëm rreth 200-300 vetë. Pas thirrjesh parrullash si "Nazistët jashtë" apo "Të gjithë e urrejnë Anifadën" ithtarët e ideologjive të majta dhe të djathta u përleshën me njëri-tjetrin.

Prania e shtëpive botuese me orientim të djathtë në Panairin e Frankfurtit kishte shkatuar debate të fuqishme që para fillimit të tij. Por Shoqata e Botuesve gjermanë që organizon këtë panair u shpreh se kjo lidhet me lirinë e mendimit.

Edhe publicistja e majtë Jutta Ditfurth u shpreh pro Shoqatës së Botuesve gjermanë duke thënë se kjo nuk i mbron shtëpitë botuese me orientim të djathtë. Kështu në panair u sulmua me dhunë nga aktivistë të majtë stenda e gazetës javore me orientim të djathtë "Junge Freiheit". Kurse nga stenda e shtëpisë botuese me orientim të djathtë Antaios u vodhën libra.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco