VIDEO/ Edukatoret e një çerdhe filmohen duke luajtur me lodra seksi në prezencë të fëmijëve, pamjet publikohen në internet

VIDEO/ Edukatoret e një çerdhe filmohen duke luajtur me lodra seksi në prezencë të fëmijëve, pamjet publikohen në internet

18:24, 13/10/2017
A+ Aa A-

Dy edukatore që punonin në çerdhen “Superkids Daycare Center” në qytetin Chandler në Arizonë, kanë shokuar opinionin amerikan me një video të publikuar në internet.

Gabriella Del Carmen Garcia 25-vjeç, luante me lodra seksi në prezencë të fëmijëve për të cilët kujdesej, derisa kolegia e saj më e re Fatina Sawyer 24-vjeç e kishte filmuar këtë moment dhe më pas e kishte postuar në Snapchat.

Në një moment lodra e seksit ka përfunduar në duart e një vogëlushi që nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Pas videos së shpërndarë në internet, Garcia është dorëzuar në polici, kurse Sawyer është arrestuar.

Lidhur me këtë incident është prononcuar edhe menaxhmenti i çerdhes: “Dy mësuese të çerdhes tonë janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe për këtë u është prishur kontrata e punës dhe tani janë në duart e policisë”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco