VIDEO/ Peshkaqeni tërheq zvarrë anijen e peshkatarëve, burrat brenda saj tmerrohen nga frika

VIDEO/ Peshkaqeni tërheq zvarrë anijen e peshkatarëve, burrat brenda saj tmerrohen nga frika

17:58, 13/10/2017
A+ Aa A-

Një grup peshkatarësh për pak sa nuk e kanë pësuar keq, kur një peshkaqen gjigant me ngjyrë të bardhë filloi ta tërheq zvarrë anijen nga e cila po peshkonin.

Pamjet e filmuar me dron, shfaqin peshkaqenin 4.5 metra i cili fillimisht sillet rreth anijes të cilën më pas e kafshon dhe fillon ta tërheq zvarrë, derisa peshkatarët që ishin në të mbesin të shokuar, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar afërt portit Lincon në Australi, ku një anije e vogël me dy motorë fillon të lëviz sikur të ishte lodër për fëmijë, kur peshkaqeni gjigant ia ngul dhëmbët.

Kjo zonë është e njohur si atraksion turistik për të gjithë ata që nuk frikësohen, dhe zhyten thellë në ujë me kafaze të hekurta përmes të cilëve shikojnë peshkaqenët nën ujë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco