VIDEO/ Bosët e drogës në Meksikë kanë varre miliona dollarësh

VIDEO/ Bosët e drogës në Meksikë kanë varre miliona dollarësh

14:59, 13/10/2017
A+ Aa A-

Në Meksikë, bosët e drogës rrethohen nga luksi edhe pas vdekjes. Varret e tyre janë aq luksoze sa të gjallët e kanë ëndërr të jetojnë në to. Vlera e një varri arrin deri në 1.2 milion dollarë.

Varre... me kushte jetese lluksoze që të gjallët i kanë jo vetëm zili, por edhe ëndërr. Duket paradoks, por të tilla i kanë varret disa prej bosëve të karteleve të mëdha të drogës në Meksikë, të ndarë nga jeta vitet e fundit.

Në këtë video duken qartë varret, që të krijojnë përshtypjen e vilave të lluksit. Pavarësisht se pronarët e tyre prehen 2 metra nën dhe, varret­vila kanë kushte komode si vaska jakuzi, ajër të kondicionuar, madje edhe shërbim televiziv kabllor.

Vlera e varreve varion nga më e lira, 340 mijë dollarë, tek më e shtrenjta 1.2 milion dollarë. Shifra që e tejkalojnë mesataren e vlerës së shtëpisë së një familjeje të zakonshme të shtetit federal meksikan të Sinaloas, i famshëm për kartelet më të ashpra të drogës në botë, aty ku varre të tilla i gjen kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco