FOTO/ Një shtëpi e mallkuar për familjen Obama në Nju Jork

FOTO/ Një shtëpi e mallkuar për familjen Obama në Nju Jork

14:48, 13/10/2017
A+ Aa A-

jë shtëpi në Nju Jork për Barack dhe Michelle Obama.

Sipas New York Post, ish-presidenti dhe bashkëshortja e tij po përfundojnë blerjen e një apartamenti me tarracë në Gracie Square 10, një shtëpi ku kanë jetuar ndër të tjerë edhe trashëgimtarja e ndërtesës, stilistja Gloria Vanderbilt, ish-zonja e parë e nacionalistit kinez në azil Chiang Kai-shek dhe shkrimtari Tom Wolfe.

Një shtëpi që sipas disave është e mallkuar.

Ndërtesa e viteve ‘30 me pamje nga East River ka qenë protagoniste e disa tragjedive.

Pikërisht nga kati i fundit që po blejnë Obama-t, prillin e kaluar u vetëvra shkrimtarja dhe botuesja Jean Stein.

Po nga ajo taracë në vitin 1988 u vra Carter Cooper, fëmië i Gloria Vanderbilt dhe vëlla i madh i gazetarit me emër të CNN Anderson Cooper.

Në këtë ndërtesë ka jetuar edhe Frances Bradshaw, që në 1978-ën bindi djalin 17-vjeçar Marc të vriste gjyshin e pasur për t’i marrë trashëgiminë.

Djali dhe nëna e tij u arrestuan në vitin 1980.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco