Antarktik, mijëra pinguinë ngordhin nga uria, shkencëtarët thirrje për ndërhyrje

Antarktik, mijëra pinguinë ngordhin nga uria, shkencëtarët thirrje për ndërhyrje

14:35, 13/10/2017
A+ Aa A-

Gjysma e kolonie pinguinësh “Adelie” kanë ngordhur  nga uria në Antarktik, në një sezon riprodhimi të përshkruar nga ekspertët si "katastrofik".

Tragjedia u shkaktua nga sasi jashtëzakonisht të larta akulli në fund të sezonit, që do të thotë se të rriturit duhej të udhëtonin më tej për ushqim.

Grupet humanitare po bëjnë thirrje për veprim urgjent në zonën e Antarktikut lindor për të mbrojtur koloninë prej rreth 36,000 pinguinësh.

Propozimi për mbrojtje do të diskutohet në një takim të hënën të Komisionit për Ruajtjen e Burimeve Detare të Antarktikut (CCAMLR).

Komisioni përbëhet nga 25 anëtarë dhe Bashkimi Evropian./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco