Gjermani, tensione në Bundestag se kush do të ulet pranë AfD-së

Gjermani, tensione në Bundestag se kush do të ulet pranë AfD-së

14:15, 13/10/2017
A+ Aa A-

 Kush duhet të ulet pranë krahut të djathtë të AfD-së,  në parlamentin gjerman dhe kush do të ndajë administratën me ta? Deputetët e partive kryesore në disa nga legjislaturat shtetërore të Gjermanisë,  i kanë shqyrtuar tashmë këto pyetje dhe kanë disa këshilla për homologët e tyre federalë –

BERLIN , 13 tetor  /ATSH-DPA/ – Ata kanë zhvilluar diskutime të nxehta në debatet televizive dhe në legjislaturën e shtetit, por brenda dy javësh, parlamenti kombëtar i Gjermanisë, Bundestagu do të përfshihet nga tensionet e para midis partisë populiste të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) lidhur me atë që AfD-ja e quan me ironi “partitë e vjetra”.

Aktualisht, ka patur mosmarrëveshje të shumta ideologjike edhe me përpara, siç është rasti i Claudia Roth nga partia ambientaliste dhe proemigracionit, ajo e të Gjelbërve, që reagoi ashpër kundër anëtarit më të ri të fraksionit të AfD-së, Markus Frohnmaier.

Pas një valë sulmesh me motive seksuale, në Këln në prag të Vitit të Ri 2015, të cilat u kryen kryesisht nga afrikano-veriorët, lideri i AfD-së, Frohnmaier tha, se sipas mendimit të tij,  personat si Claudia Roth kanë qënë bashkëpunëtorët e tyre.

Fjalët e tij tronditën publikun e gjerë.

Deri më tani, anëtarët e parlamentit të AfD-së janë takuar tre herë në Bundestag, por takimet janë zhvilluar në zonat e largëta të ndërtesës , në mënyrë që deputetët nga partitë e tjera të mos takoheshin me njeri-tjetrin.

Përfaqësuesit e partisë, fraksioni i të cilëve tashmë , është zvogëluar në 92 vende pas largimit të dy prej anëtarëve, gjithashtu, ishin të vetëm gjatë banketit.

Një tavolinë e vogël  ishte shtruar në holl jashtë dhomës plenare,  për përfaqësuesit e AfD-së.

Por , gjithë kjo situatë do të ndryshojë deri më 24 tetor, me mbajtjen e seancës së parë plenare të Bundestagut të ri .

Dhe sa më pak të duan deputetët e partive të tjera të merren me homologët e tyre,  të krahut të djathtë dhe kundër emigrantëve,  është e mëse e qartë nga negociatat se cili  prej fraksionioneve duhet të ulet pranë AfD-së.

Asnjë nga partitë e tjera nuk dëshiron të jetë pranë tyre, edhe pse të gjithë kanë theksuar se nuk do të mund të shmangin AfD-në kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet politike .

Aktualisht, AfD-ja është e përfaqësuar në 13 nga 16 parlamentet shtetërore gjermane dhe deputetët nga partitë e tjera kanë disa këshilla për kolegët e tyre,  në Bundestag, për t’i ndihmuar ata se si të veprojnë me partinë populiste.

Mesazhi i tyre themelor është , të tregohen të sjellshëm, por të mbajnë një distancën të caktuar.

Në të njëjtën kohë, të përpiqen të ruajnë qetësinë dhe objektivat përballë sulmeve personale dhe provokimeve verbale që ka të ngjarë të kryhen nga anëtarët e AfD-së.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco