Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO-LIVE/ Një uragan po vjen drejt Evropës! Godet vendin ku jetojnë mijëra shqiptare

VIDEO-LIVE/ Një uragan po vjen drejt Evropës! Godet vendin ku jetojnë mijëra shqiptare

13:23, 13/10/2017
A+ Aa A-

Stuhia tropikale Ofelia u shndërrua në uragan brenda natës dhe po vjen drejt Evropës, ku pritet të godasë fillimisht Mbretërinë e Bashkuar.

Përllogaritjet më të fundit kompjuterike parashikojnë se Irlanda e Veriut dhe Skocia do të mbajnë peshën e plotë të stuhisë, por erërat e forta dhe shiu i rëndë do të prekin gjithashtu veriun e Anglisë.

Uragani ndodhet aktualisht në mes të Atlantikut dhe po zhvendoset me erëra të qëndrueshme rreth 85kilometra në orë.

Meteorologët mbeten "shumë të shqetësuar" dhe po e monitorojnë situatën nga afër. 

 Mediat në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta. Ajo pritet të “trokasë”ë “dyert” e Britanisë dhe pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.

Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco