Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

SHBA-ja dhe Koreja  e Jugut fillojnë stërvitjet ushtarake ‘nën hundën’ e Kim Jong-un

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut fillojnë stërvitjet ushtarake ‘nën hundën’ e Kim Jong-un

12:51, 13/10/2017
A+ Aa A-

Marina e SHBA-së dhe Koresë së Jugut do të nisin javën e ardhshme një manovër të rëndësishme detare, demonstrim tjetër i forcës që synon Korenë e Veriut dhe programet e saj bërthamore dhe balistike, njoftoi sot US Navy.

Tensionet në gadishull janë rritur ndjeshëm këto muajt e fundit për shkak të testimeve të shumta të raketave nga Pheniani, përfshirë provën më të fuqishme bërthamore më 3 shtator.

Paralelisht, Koreja e Veriut dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë bërë kërcënime të ndërsjella.

Që prej asaj kohe, Uashingtoni intensifikon manovrat ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë, dy aleatët më të afërt në rajon.

Flota VII e marinës amerikane njoftoi se aeroplanmbajtësja ”USS Ronald Reagan” dhe dy destrojerë do të marrin pjesë në manovrën përkrah anijeve koreano-jugore.

”Manovrat do të zhvillohen nga 16 tetori deri më 26 tetor në Detin e Japonisë dhe në Detin e Verdhë dhe do të riforcojnë komunikacionin dhe partneritetin mes dy marinave”, shtoi flota VII në një komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco