Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Thellohet skandali i 'Kobe Steel' për cilësinë e materialeve

Thellohet skandali i 'Kobe Steel' për cilësinë e materialeve

09:36, 13/10/2017
A+ Aa A-

Kompania japoneze "Kobe Steel" është i përfshirë në një skandal të fundit mbi cilësinë e produkteve, duke përfshirë alumin dhe bakër të përdorur në makina, avionë, raketa hapësinore dhe pajisje mbrojtëse. Të mërkurën, kompania tha se kishte gjetur një rast të të dhënave të falsifikuara për materialet që janë përdorur.

Aksionet e Kobe ranë 18 për qind pas pranimit të gabimit, gjë që solli humbje në tregu e aksioneve të kompanisë. Presidenti Kavasakit u takua me drejtorin e Industrisë pranë Ministrisë Japoneze të Ekonomisë dhe të Tregtisë Tada Ming Hong dhe i raportoi situatën. Tada Ming Hong kërkoi që të hetohet sa më parë kjo çështje dhe të merren masat për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve. Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin se "ky skadal do të ndikojë tek besimi i të gjithë sektorëve të prodhimit industrial të Japonisë. Më 8 shtator, "Kobe Steel" pohoi se ka ndryshuar për një kohë të gjatë të dhënat e fabrikës për një pjesë të produkteve prej alumini dhe bakri dhe si pasojë shumë produkte jashtë standardit hynë në treg, duke prekur rreth 200 ndërmarrje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco