Një marsh paqësor në Barcelonë është përshkallëzuar në dhunë fizike pasi palët e kundërta në debatin rreth pavarësisë së Katalonjës filluan të hidhnin karrigeve dhe tavolina ndaj njëri-tjetrit.
Përleshja ndodhi në margjina të një demonstrate pro-unitetit e organizuar për të rastisur me Ditën Kombëtare të Spanjës.
Marshi u mbajt paqësisht në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit, me një atmosferë festive.
Megjithatë, përleshjet e kapura në kamerë tregojnë se sa të thella janë ndarjet mes disa separatistëve dhe unionistëve.
Shumë persona në këtë përleshje valëviten flamuj spanjollë dhe katalanë teksa gjuanin njëri-tjetrin me çka do që mundnin para se policia të arrinte.
© SYRI.net