FOTO/ Gara për kryesinë e UNESCO-s fillon sot ... midis të tjerëve kandidat edhe ish Ministri ...

FOTO/ Gara për kryesinë e UNESCO-s fillon sot ... midis të tjerëve kandidat edhe ish Ministri ...

20:08, 09/10/2017
A+ Aa A-

Këtë të Hënë, pritet të fillojë procesi i votimit për zgjedhjen e Drejtorit të 10 të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë, dhe Kulturë “UNESCO”, nga ku do të përcaktohet identiteti i pasuesit të drejtorit aktual, bullgares Irina Bokova, e cila e mbajti këtë post gjatë tetë viteve të fundit.

Për këtë pozicion konkurrojnë tashmë shtatë kandidatë, ku më të spikaturit janë ministrja franceze e Kulturës dhe Komunikimit Audrey Azoulay dhe ish Ministri i Kulturës së Katarit Hamad Abdul Aziz Al Kuwari.

Votimi për pasuesen e Irina Bokova fillon pikërisht sot (gjatë punimeve të sesionit të 202 të Unesco-s në kryeqytetin francez Paris Paris) me votim të fshehtë. Nëse asnjë kandidat nuk arrin një shumicë absolute në katër raundet e para (minimalisht 30 vota nga 58 anëtarët e Këshillit Ekzekutiv), atëherë do të mbahet një raund i pestë ndërmjet dy kandidatëve që kryesojnë raundet e mëparshme.

Fituesi i garës do të shpallet më 14 Nëntor gjatë Konferencës së Përgjithshme të Organizatës (një Asamble e Përgjithshme prej 193-vendesh anëtare) dhe do t’i fillojë detyrat e tij të nesërmen e kësaj date, me një mandat katërvjeçar dhe me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Shanset e kandidates franceze duken më të forta përballë të tjerëve, por kush është konkurrenti tjetër më i afërt (Ish Ministri i Kulturës së Katarit)?

Dr. Hamad Al Kuwari

Diplomat dhe intelektual katarian, Dr. Hamad Al Kuwari është këshilltar i Pallatit të Emirit dhe ish Ministri i Kulturës. Ai ka punuar për shumë vite në Trupin Diplomatik të Katarit në vende të ndryshme të globit, çka e lidh ngushtë atë me shumë kultura në botë.

Ai u lind më 1 janar 1948 në Katar, dhe pas arsimit bazë në vendlindje ndoqi studimet në disa vende arabe dhe perëndimore, midis të cilave Libani, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1980, mori diplomën Master në “Saint Joseph University” Bejrut - Liban dhe po në të njëjtin vit Masterin në Filozofi Politike nga Universiteti i Sorbonës në Francë. Në vitin 1990 merr doktoraturën për Shkenca Politike nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut (Stony Brook).

Pas studimeve, Dr. Al Kuwari ka mbajtur një numër postesh dhe përgjegjësish të rëndësishme, ndërsa karriera e tij diplomatike filloi në 1972 -shin për të vazhduar më pas për më shumë se katër dekada (ambasador në Francë, Itali, Greqi, Zvicër dhe në kontinentin amerikan), ku përmendet gjithashtu edhe pozicioni si delegat i vendit të tij në UNESCO dhe në OKB.

Nga diplomacia kaloi në detyra ministrore, ku mori përsipër Ministrinë e Informacionit dhe portofolin e Kulturës në Katar nga 1992 në 1997, dhe u emërua përsëri si ministër i Kulturës, Arteve dhe Trashëgimisë dy here të tjera më pas.

Image

Përveç funksioneve politike, Al Kuwari ka CV të pasur edhe si:

- Zëvendës Kryetar i Rrjetit Al Jazeera (Drejtor Menaxhues).

- Anëtar i Bordit Këshillëdhënës të Këshillit Suprem të Shteteve të Gjirit Arab.

- Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Politikave RAND të Katarit.

- Bashkëthemelues i Qendrës së Doha-s për Median e Lirë.

- Kryetar i Komitetit të Lartë për “Doha Fest” si Kryeqytet i Kulturës Arabe më 2010.

- Kryetar i Sesionit të Shtatëmbëdhjetë të Konferencës së Ministrave Arab të Kulturës 2010.

- President i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD).

- President Nderi i Kongresit Botëror të Postës në 2012-n.

Dr. Al Kuwari ka marrë edhe shumë dekorata (si “Légion d'Honneur” nga Franca në 1984 dhe medalje të tjera nga Italia, Spanja, Jordania, Holanda dhe Polonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco