Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Këngë e rrallë e marinarëve ilirë për të dashurat e tyre

Këngë e rrallë e marinarëve ilirë për të dashurat e tyre

07:52, 07/10/2017
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

Në librin me titull « Le Chansonnier des grâces : avec la musique gravée des airs nouveau », botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellë në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).

Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.

Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Image

Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,

Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët ;

Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,

Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.

Pisombo ! Pisombo ! *

 

Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë

Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !

Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.

Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !

Pisombo ! Pisombo !

 

Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,

Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi ;

I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes ;

Por një vonesë e paparishikuar na pengon nga dashuria e tyre.

Pisombo ! Pisombo !

 

Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh ;

Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,

Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë

E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg !

Pisombo ! Pisombo !

 

* Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të akorduar lëvizjet e tyre./(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco