Ikën Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare, MK shpall konkursin

Ikën Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare, MK shpall konkursin

12:40, 05/10/2017
A+ Aa A-

Artan Shabani nuk do të jetë më drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Pritet që në Galerinë Kombëtare të jetë një drejtor i ri, sepse Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për pozicionin e drejtorit në
këtë institucion.

I kontaktuar me telefon nga Report TV, Artan Shabani u përgjigj se “kam dijeni për vendimin, dhe ky vendim vjen se mbarova mandatin 4 –vjeçar”.

Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të galerisë së arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe
koreografinë njohur Iilir Kerni ne krye te Teatrit të operës dhe baletit. 

Sipas burimeve për Report Tv, bëhet me dije se Artan Shabani nuk do të rikandidoj sërish në këtë pozicion.

Ndërsa Ilir Kerni dha dorëheqjen dy vjet më parë, Shabani e drejtoi Galerinë Kombëtare deri në fund të mandatit katërvjeçar.

Shabani jetonte dhe zhvillonte karrierën artistike në Itali, duke marrë pjesë në ekspozita e bienale ndërkombëtare. Ai u kthye nga Italia në
Shqipëri së bashku me familjen.

Kthimi i tij ishte pikërisht për marrjen e postit të drejtorit në Galerinë Kombëtare të Arteve, premtimi për të cilin iu bë publikisht nga
kryeministri në një aktivitete ndërkombëtar në Tiranë.

Në vendimin e Ministrisë së Kulturës të shpallur në faqen zyrtare, konkretisht shkruhet se “Në zbatim të Vendimit të Këshillit të
Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor, në Galerinë Kombëtare të Arteve - Kategoria e pagës II-b.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

Përgjigjet mbi hartimin dhe realizimin e politikave të artit pamor, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të Galerisë Kombëtare të
Arteve, në kuadër të praktikave dhe menaxhimit, me qëllim që të mund të përmbushet misioni i Ministrisë, në fushën e galerive dhe ekspozitave.

Promovimi i veprave më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar, nëpërmjet grumbullimit,
koleksionimit, konservimit, dokumentimit, studimit, restaurimit, ekspozimit dhe propagandimit të zhvillimit të vlerave të trashëgimisë
kulturore.”

Më tej në vendimin e MK janë saktësuar edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik./shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco