'Gra të zhveshura, në radhë për Zhak Shirak'

'Gra të zhveshura, në radhë për Zhak Shirak'

14:20, 30/09/2017
A+ Aa A-

“President, nata sapo ka rënë” quhet titulli i librit të autorit Arnaud Ardoin, i cili rrëfen skandale të mëdha seksuale të ish-Presidentit francez, Jacques Chirac.

Në libër tregohen detaje tronditëse të jetës seksuale të ish-Presidentit francez, që qëndroi në detyrë nga 1995 deri në vitin 2007.

“Gratë të zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac”, – thuhet ndër të tjera në libër.

“Mësynte gratë dhe kryente marrëdhënie seksuale pa profilaktik”, vijon më tej libri duke treguar, se ish-presidenti kishte nofkën “treminutëshi në dush” për shkak të seksualitetit intensiv.

Autori shkruan edhe për një udhëtim të presidentit francez në Islandë, kur një grua e re i kërkoi një autograf dhe ai u përgjigj me cinizëm: “Hyni në dhomën time, nëse dëshironi” shkruan insajderi.

Libri tregon, se natën që ka vdekur Princeshë Diana, ish-Presidenti ishte në shtrat me aktoren italiane Klaudia Kardinale./shekulli

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco