Shënim për një foto të Ervin Hatibit - Nga Namir Lapardhaja

Shënim për një foto të Ervin Hatibit - Nga Namir Lapardhaja

09:50, 25/09/2017
A+ Aa A-

Ju kujtohet Ervin Hatibi?

Poeti i talentuar dhe publicisti i mprehtë. Mendja e bukur me atë imazhin e mjekrës dhe flokëve të gjatë e të kuqërremte, bash si personazhet biblike.

I riu i talentuar për të cilin vet Ismail Kadare do të shprehej dikur se "Ervin Hatibi është  vazhdimësia dhe e ardhmja e poezisë moderne shqipe".

Sigurisht që kush e kërkon Hatibin estetikisht, e gjen mes vargjeve të poezive te tij.

Kush e kërkon për artin e tij të përkorë e gjen mes teksteve të këngëve mjaft poetike dhe aq të dashura për rininë e kohës, të grupit "Ritfolk".

Kush kërkon të lexojë publicistikë poetike, gati në vargje dhe të mbushura me gjuhë, stil, metaforë dhe figuracion, mendje të mprehtë, të hapur dhe mjaft bindëse, e gjen në publicistikën e tij, të përmbledhur tek "Republick of Albanania".

Ervin Hatibin mund ta kërkosh e ta gjesh gjithkund artistikisht dhe estetikisht, por jo fizikisht.

Prej vitesh ai është shkëputur nga Shqipëria dhe ka zgjedhur të jetojë në Stamboll, larg zhurmës dhe kotësisë së vendit te vet.

I lodhur dhe i zhgënjyer nga e gjithë ky absurditet i atdheut mëmë, që më së miri e gjen të konkretizuar tek poetika e tij.

Hatibi i mungon prej vitesh ekranit shqiptar.

Një polemist i shkëlqyer, i kulturuar dhe i pranuar prej të gjithëve, ligjërimi i tij i përzgjedhur, ka lënë një zbrazëti në debatin publik në Shqipëri.

Pas shumë kohësh Ervin Hatibi u shfaq në një foto selfie, e rrallë për racën e tij, së bashku me një studiues shqiptar në Stamboll.

Siç duket për t'i nxjerr mallin lexuesve dhe ndjekësve të tij të dikurshëm dhe te sotshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco