Artisti Pëllumb Rira, triumfon sërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe

Artisti Pëllumb Rira, triumfon sërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe

00:04, 22/09/2017
A+ Aa A-

22 Shtator, 2017, Dubai, UAE: Hapja e sezonit te artit eshte shume afer dhe se shpejti Galleria Artissima dhe Global Agency, kane organizuar nje mix bashkepunimi midis artisteve Emiratas dhe artisteve internacional, qe do mbahet ne Jumeirah Beach Hotel, ne "La Parrilla" restorant me date 25 Shtatore.

40 Artistet do ekspozojne disa nga punimet ne kanavace , ceramike dhe vazo ceramike, duke u ekspozuar se bashku artistet viziv dhe performance.

Artistet jane nga vende te ndryshme te botes. Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Albania, Argjentina, Bolivia, Peru, Kolombia, Amerika, Brazili, Kosta Rica, El Salvador, Spanja, Ku secili nga artistet do ekspozoje punimet e tyre.

Artisti Pellumb Rira do perfaqesoje Shqiperine e do paraqitet me nje punim ceramike, te quajtur , "Portret".

Rira nuk eshte hera e pare qe ekspozohet ne Dubai. E filloj me nje tour artistike ne te 7 Emiratet se bashku me artiste Amerikan dhe nga ky tour mori dhe frymezimin per punimin qe do ngjallte kureshtje jo vetem mbi artistin po dhe mbi Shqiperine.

Piktura ne kanavace e Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum,Udheheqesit te Dubait dhe Kryeminister i Emirateve te Bashkuara Arabe dhe dajes se tij, Sheikh Mejren beri buje per nivelin e larte te realizimit te saje.

Gjithcka e mundesuar nga Artissima Art Galleri, po dhe nga puna e pandalueshme e menaxheres dhe themelueses se saj, Aurela Cuku.

Artissima ne kete event do shpalle dhe hapjen e Kompanise te re "Global Agency"me qender ne Abu Dhabi.

Ekspozita do kurohet nga Aurela Cuku me pjesmarrjen e Kritikes se artit Mariana Turchio.

Ne hapjen e ekspozites do marrin pjese Qeveritare, Diplomat, VIP nga komunitete te ndryshme.

Ekspozita do zgjase deri me date 30 Shtatore. Sponsor kryesore, Gateway Group of Companies, Senor Pepes Mexican Foods, Ali Cloud Investment, El Correo del Golfo etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco