Melina, 12-vjeçarja shqiptare, fiton Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Francë

Melina, 12-vjeçarja shqiptare, fiton Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Francë

12:18, 21/09/2017
A+ Aa A-

Melina Çala, piktorja e re nga Berati fiton Medaljen e Vendit të Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Francë.

Sot, Kryetari i Bashkisë z. Petrit Sinaj priti nxënësen 12 vjeçare, talente në pikturë, Melina Çala, e cila është fituese e Konkursit Ndërkombëtar për realizimin e pikturave në formë maskotësh, organizuar në qytetin Saint Fargeau në Francë.

Melina, pjesë e grupit të artistëve të vegjël beratas ‘’Art Color’’, konkurroi për Shqipërinë në grupmoshën 10-12 vjeçare. Në këtë konkurs, ku shpalosën punimet e tyre pjesëmarrës nga 13 shtete europiane, Melina Çala fitoi medaljen e vendit të parë. Kryetari i Bashkisë shprehu gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për të financuar pjesëmarrjen e këtij grupi fëmijësh të talentuar në konkursin ndërkombëtar të radhës. Melina i dhuroi Bashkisë së Beratit një punim të saj me pamje të Mangalemit, punim i cili do të ekspozohet në sallën e takimeve të Bashkisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco