'Copëza jete' nga Rukie Rama: Del libri autobiografik i vajzës që sfidoi me krenari Sigurimin e Shtetit Rukie Rama

'Copëza jete' nga Rukie Rama: Del libri autobiografik i vajzës që sfidoi me krenari Sigurimin e Shtetit

11:12, 14/09/2017
A+ Aa A-

Fjalë që lotojnë dhe lotë që flasin. E përsekutuara e mirënjohur politike, Rukije Rama, nga fshati Vlad i rrethit të Tropojës, kohët e fundit ka nxjerë nga shtypi librin e vetë autobiografik, “Copëza jete”. Ky libër është një himn që i atribuohet karakterit të pamposhtur të njëriut. Në kulmin e veprimtarisë së saj intelektuale, ndërsa ishte drejtore shkolle në fshatin Zogaj të rrethit të Tropojës dhe teksa ishte një veprimtare e shkëlqyer shoqërore, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, Seit Zeqiri, e deri edhe vet ish-ministri i Punëve të Brendshëm, famëkeqi Feçorr Shehu, u orvatën që t’i grabisnin nderin me dhelpëri e deri me dhunë.

Qendrimi i saj burrëror në gjyq sfidoi jo vetëm dëshmitarët, mjerisht edhe disa kolegë të saj, por deri edhe titullarët më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme e të Gjykatës së Lartë.

Falë qendrimit stoik dhe këmbënguljes së parreshtur për t’i shkuar deri në fund të drejtës që i takonte, mbas disa vitesh vuajtjeje në qeli e në burg, mundi që ta fitonte pafajsinë.

Libri “Copëza jete” tregon jo thjesht copëza jete të autores, por copëza jete të Shqipërisë. Rukije Rama, aktualisht figurë e shquar e emigracionit tonë në Bruksel, në këtë libër ka derdhur fjalë që lotojnë dhe lot që flasin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    toni toni25/10/2017 17:06

    Ku mund ta gjej kte liber

    Shto koment

    Denonco